Tefik Çanga përforcohet me Misinin

- Bota Sot

Tefik Çanga përforcohet me Misinin

KF Tefik Çanga e Tërnit përforcohet me futbollistin Eltion Misini.

Tefik Çanga është në vend të nëntë në Ligën e Parë të Kosovës me gjithsej 29 pikë të grumbulluara.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se bashkëvendasi ynë, Eltion Misini, vjen për të forcuar skuadrën e vendlindjes. 

Ai sjell eksperiencë nga Dinamo dhe një përkushtim të jashtëzakonshëm, duke rritur konkurrencën dhe cilësinë brenda grupit.

Eltioni ka qenë edhe pjesë e Kombëtares Shqiptare për grupmoshat e reja, dhe tek ne vjen si një përforcim i rëndësishëm në rrugën drejt objektivit tonë: sukses dhe fitore.

Mirë se erdhe në shtëpinë tënde, Eltion – bashkë drejt fitoreve dhe sukseseve të reja!”, thuhet nga klubi nga Tërni.



Read it all at Bota Sot