KF Arsimi nga Çegrani ka prezantuar përforcimin e ri në radhët e veta.
Bëhet fjalë për Markel Ibarguren, mesfushor spanjoll, i cili ka qenë pjesë e Real Sociedad dhe skuadrave të tjera.
Ai është 25 vjecar.
“Me kënaqësi ju prezantojmë përforcimin më të ri në mesfushë, spanjollin, Markel Ibarguren.
Ibarguren ka qenë pjesë e klubeve të njohura në Spanjë si Real Sociedad, Rayo Cantabria, Zamora FC dhe Arenas, si dhe Achyronas në Qipro.
Me klubin tonë lojtari ka nënshkruar kontratë 1.5 vjeçare, ndërsa ne i urojmë shëndet e shumë fat me fanellën dhe familjen verdh e zi!”, - njofton KF Arsimi.