Një video është bërë virale në internet pasi tregon momentin kritik sesi kur një punonjës shëndetësor shpëton veten nga mbytja me ushqim në Turqi.
Në video, punonjësi, Ilyas Yıldır shihet i ulur në një kolltuk lëkure duke ngrënë ushqimin e tij.
Papritmas, ai kap fytin dhe bën lëvizje të shpejta, ndërsa duket sikur po mbytet me kafshatën që u përpoq ta gëlltiste.
Ai ngrihet, shkon pas kolltukut dhe zbaton manovrën Heimlich mbi veten e tij, duke goditur pjesën e sipërme të gjoksit në mobilje.
Një veprim i cili shpëtoi burrin duke treguar rëndësinë e lëvizjes specifike në momente kritike.