Mario Mitaj titullar, Al-Ittihad fiton thellë

- Bota Sot

Mario Mitaj titullar, Al-Ittihad fiton thellë

Mario Mitaj ishte protagonist në një fitore spektakolare të Al-Ittihad në Ligën e Kampioneve të Azisë ndaj Al Gharafas së Katarit.

Mbrojtësi shqiptar u aktivizua nga minuta e parë dhe konfirmoi edhe një herë rolin e tij si titullar i padiskutueshëm në skuadrën saudite.

Mitaj është rikthyer në formë të shkëlqyer dhe po luan rregullisht si në kampionat ashtu edhe në kompeticionet ndërkombëtare, duke fituar besimin e plotë të stafit teknik.

Atmosfera në stadium ishte e jashtëzakonshme, me tifozët e Al-Ittihad që kishin përgatitur një koreografi mbresëlënëse me mesazhin “Çliroje bishën”, duke kërkuar maksimumin nga skuadra.

Përgjigjja në fushë ishte perfekte. Al-Ittihad dominoi plotësisht përballë një kundërshtari me emra të njohur si Joselu dhe Yacine Brahimi, duke triumfuar bindshëm me rezultatin 7-0.

Me këtë fitore të thellë, Al-Ittihad siguroi kalimin në turin tjetër të Ligës së Kampioneve të Azisë, ndërsa Mitaj vazhdon të konfirmohet si një nga lojtarët kyç të skuadrës.



Read it all at Bota Sot