Namani huazohet te Gjilani

- Bota Sot

Namani huazohet te Gjilani

Klubi i futbollit Prishtina ka bërë me dije se Hamdi Namani është huazuar te Gjilani.

Me Namanin Gjilani do të jetë edhe më i fortë në pjesën e dytë të kampionatit.

“Hamdi Namani huazohet te Gjilani deri në fund të sezonit.

Në ditën e fundit të afatit kalimtar, FC Prishtina dhe SC Gjilani kanë arritur marrëveshje për huazimin e mesfushorit Hamdi Namani deri në përfundim të këtij sezoni.

Namani gjatë gjysmës së parë të kampionatit, ka regjistruar 21 paraqitje për Prishtinën në të gjitha garat, përfshirë edhe 4 ndeshje në kompeticionet evropiane. Ai kontribuoi me 3 gola dhe 1 asistim”, njofton FC Prishtina.



Read it all at Bota Sot