Gati debutimi i Bekajt

- Bota Sot

Gati debutimi i Bekajt

Tirana do të zbresë në fushë në këtë sfidë me shumë mungesa të rëndësishme, faktor që ka kushtëzuar përgatitjet dhe zgjedhjet e stafit teknik.

Dëmtimet dhe ndryshimet në organikë e kanë detyruar trajnerin të riorganizojë skuadrën, duke kërkuar alternativa për të ruajtur ekuilibrin në të gjitha repartet.

Bardheblutë nuk do të kenë në dispozicion Serxh Tabekun, Redon Xhixhën, Rimal Haxhiun dhe Johan Kortezin, ndërsa Fredi Alvarez nuk është më pjesë e skuadrës, duke kufizuar ndjeshëm opsionet, sidomos në fazën ofensive.

Në këto kushte, Tirana pritet të ndryshojë qasje dhe të mbështetet te elementët që ka në dispozicion.

Sipas projeksioneve, Tirana do të rreshtohet me Bekajn në portë, ndërsa në repartin mbrojtës pritet të luajnë Vera, Lleshi, Halili dhe Ndong.

Në mesfushë, roli i balancës do t’u besohet Rafael Metës dhe Markut, ndërsa përpara tyre pritet të veprojnë Falaje, Tare dhe Ernest, të thirrur për të mbështetur repartin ofensiv dhe për të krijuar rrezik në zonën kundërshtare.

Pavarësisht problemeve dhe mungesave të shumta, Tirana synon të tregojë reagim dhe karakter në këtë takim, duke u përpjekur të marrë maksimumin nga një ndeshje e vështirë, ku çdo detaj mund të bëjë diferencën.



Read it all at Bota Sot