Adili bëhet pjesë e Shkëndijës

- Bota Sot

Adili bëhet pjesë e Shkëndijës

Kryesia e KF Shkëndija nga Haraçina nuk po ndalet së angazhuari lojtarë të rinj. 

Edhe zyrtarisht kuqezinjtë nga Haraçina janë përforcuar me mbrojtësin e talentuar të FC Shkupi, Xhihan Adili.

“Klubi ynë ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri të skuadrës Xhihan Adilin i cili hapat e parë në karrierë i ka bërë te KF Shkupi.

Gjatë karrierës, ai ka qenë pjesë e Bellasicës, Drenicës, Kozhufit dhe Bregallnicës, ku ka fituar përvojë të çmuar dhe ka zhvilluar një mentalitet luftarak që e karakterizon. Tash së fundmi ka qenë pjesë e KF Shkupit.

Me energjinë, vendosmërinë dhe shpirtin garues që e shoqërojnë, Xhihan vjen për të dhënë maksimumin dhe për të ndihmuar skuadrën drejt objektivave tona”, njofton klubi.



Read it all at Bota Sot