Luftëtari shton “forcat” në mesfushë, prezanton një 21-vjeçar

- Bota Sot

Luftëtari shton “forcat” në mesfushë, prezanton një 21-vjeçar

Luftëtari ka bërë një prezantim së fundmi.

Gjirokastritët kanë transferuar një mesfushor.

Kutbi Budo bëhet kështu futbollisti më i ri i bluzi, i cili nis aventurën e re në Gjirokastër.

Një përforcim që shton “forcat” në mesfushë për pjesën e mbetur të sezonit.

“ZYRTARE/ Kutbi Budo vishet BluZi

Klubi njofton afrimin e mesfushorit Gjirokastrit Kutbi Budo, 21 vjeç, i cili i bashkohet familjes BluZi.

Një mesfushor me shumë cilësi, i formuar në Greqi dhe me eksperiencë në disa ekipe atje, Budo vjen për të rritur konkurrencën, për të sjellë siguri dhe stabilitet në repartin e mesfushës, duke forcuar skuadrën në rrugëtimin drejt objektivave sportive.

Klubi i uron mirëseardhje Kutbi Budo dhe suksese në çdo sfidë, duke mbrojtur me dinjitet fanellën BluZi”, ka shkruar klubi.



Read it all at Bota Sot