Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, foli për “SPORT” mbi të ardhmen e skuadrës
. Për Szczesny: “Ka edhe një vit kontratë. Jemi të kënaqur, është shumë pozitiv dhe ndihmon dinamikën e dhomës së zhveshjes”.
Për Ter Stegen: “Zgjodhi operacionin. Tani duhet të rikuperohet me qetësi”.
Për Christensen, që i skadon kontrata në qershor: “Na ka dhënë shumë, por dëmtimet e kanë penalizuar.
Do t’i ofrojmë diçka të drejtë; pastaj vendos vetë”. Edhe Lewandowski është në skadencë:
“Koha do ta tregojë, duhet të sqarojmë ‘fair play financiar’ dhe të ardhmen e skuadrës”.
Ferran Torres: “E vlerësojmë shumë, ka kontratë të rëndësishme dhe duam ta mbajmë”. Për Rashford: “Pranoi uljen e pagës për të ardhur te ne. Na jep shumë në fushë”. Për “9”-shin:
“Mos u fiksoni, nuk ka si Robert në 10 vitet e fundit. Duhet profil teknik, që lidhet me ekipin”. Qendërmbrojtës i majtë:
“Kemi Gerard pas largimit të Iñigo dhe të rinj në zhvillim. Do të shohim deri në fund të sezonit”.