Manchester City bën gati 50 milionë euro

- Bota Sot

Manchester City bën gati 50 milionë euro

Manchester City bën gati 50 milionë euro për mbrojtësin brazilian të Romës!

Manchester City hidhet në sulm për Wesley dhe është gati të bëjë një lëvizje të madhe në merkaton e verës.

Sipas portalit brazilian Netfla, klubi anglez është “i magjepsur” nga talenti brazilian dhe po përgatit një ofertë që mund të kalojë shifrën e 50 milionë eurove.

Roma sipas medieve italiane, do të marrë në konsideratë vetëm oferta shumë të larta, duke konfirmuar rëndësinë që Wesley ka në projektin teknik dhe vlerësimin e madh në tregun ndërkombëtar.

Interesimi i Manchester City-t konfirmon rritjen e vazhdueshme të Wesley-t dhe pritet që vera të jetë vendimtare për të ardhmen e tij, me gjigantët europianë gati të hyjnë në garë për firmën e tij.



Read it all at Bota Sot