Skuadra e Dukagjinit të Klinës është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Dukagjini e mposhti me rezultat 1:0 Prishtinën e Re.
Golin për 1:0 (58’) e realizoi i rikthyeri në skuadrën nga Klina, Hekuran Berisha.
Pas Llapit e Ferizajt, edhe Dukagjini prej çerekfinalen e madhe.
Në orën 18.00 sonte do të luhet sfida tjetër që vlerësohet finale para finales mes Prishtinës dhe Ballkanit të Therandës.