Michael Olise po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës dhe aktualisht mban fronin e asistuesve në pesë ligat kryesore të Europës.
Me 16 asiste, ylli i Bayernit kryeson renditjen, duke lënë pas disa prej emrave më të njohur të futbollit kontinental.
Në vendin e dytë renditet Bruno Fernandes me 12 asiste, ndërsa podiumin e plotëson Federico Dimarco me 11. Më pas vijnë Luis Díaz me 9 asiste dhe talenti i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, me 8.
Forma e jashtëzakonshme e Olise ka qenë vendimtare për skuadrën e tij këtë sezon, duke e shndërruar në një nga lojtarët më produktivë në Europë. Me vizion, kreativitet dhe saktësi në pasimin final, ai po bën diferencën javë pas jave