Bashkimi kthehet me një pikë të madhe

- Bota Sot

Bashkimi kthehet me një pikë të madhe

Futbollistët e Bashkimit nuk arritën ta sigurojnë fitoren e dëshiruar në nisje të pjesës së dytë të sezonit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Skuadra nga Kumanova barazoi pa gola (0:0) në konak të Sileksit në Kratovë.

Duhet theksuar një rast në minutën e 90-të, portieri i Bashkimit, Amir Jashari, bëri një pritje të shkëlqyeshme.

Kësisoj ia mohoi Sileksit golin e fitores në momentet e fundit të ndeshjes.

Pas javës së 17-të Sileksi renditet në vend të katërt me 32 e Bashkimi në të pestin me 23 sosh.



Read it all at Bota Sot