Palermo: Lautaro është sulmuesi më i mirë në botë

- Bota Sot

Palermo: Lautaro është sulmuesi më i mirë në botë

Ish-sulmuesi argjentinas Martin Palermo ka vetëm fjalë lavdëruese për yllin e Interit, Lautaro Martinez:

“Për mua, ai është sulmuesi më i mirë në Evropë.”

Ish-ylli i Boca Juniors, Martin Palermo, e vlerësoi Lautaron në një intervistë për podcastin argjentinas “Clank!”.

“Lautaro. Për mua, ai është sulmuesi më i mirë në Evropë,” tha Palermo.

“Ai shënon gola, është i fuqishëm dhe kërkon vazhdimisht të finalizojë.

Por në të njëjtën kohë, ai tërhiqet më poshtë për të luajtur topin, lëviz shumë, pason në krahë dhe futet në zonë. I bën këto lëvizje pa qenë i ngathët, siç më thoshin ndonjëherë mua”, shtoi ai.

Lautaro është golashënuesi më i mirë në Serie A këtë sezon me 14 gola.

Kapiteni 28-vjeçar i Interit ka shënuar 18 herë në 33 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, duke realizuar edhe katër gola në shtatë paraqitje në Ligën e Kampionëve..



Read it all at Bota Sot