Vdes emri i njohur i futbollit të Kosovës

- Bota Sot

Vdes emri i njohur i futbollit të Kosovës

Ka ndërruar jetë Jakup Berisha.

Një emër i njohur dhe kontribuues i madh në futbollin e Kosovës ndër vite, sidomos në gjeneratën e sakrificës në rezistencë ndaj regjimit serb.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Jakup Berisha, andaj në emrin tim personal dhe në emër të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Jakup Berisha nuk ishte vetëm një emër i respektuar në fushën e arsimit, por edhe një shtyllë e rëndësishme e sportit në Gjilan dhe në mbarë Kosovën, veçmas në vitet më të vështira për vendin tonë.

Me urtësinë, integritetin dhe përkushtimin e tij të pashoq, ai la pas një trashëgimi të çmuar që do tu shërbejë brezave të ardhshëm.

Kontributi i tij në futboll, veçanërisht si anëtar i KE të FFK-së në dy mandate pas mëvetësimit të sportit tonë në fillim të viteve të 90-ta, mbetet një kapitull i artë në historinë tonë institucionale.

Së bashku me figura të shquara si Agim Bytyqi e Rexhep Abdullahu, Jakupi ishte ndër ata vizionarë që nuk u thyen para sfidave, duke i dhënë formë dhe shpirt futbollit kosovar në periudhat më të vështira të mbijetesës.

Në këto momente të vështira, jemi pranë jush dhe ndajmë dhimbjen për humbjen e një njeriu me personalitet shembullor.

Emri dhe vepra e Jakup Berishës do të kujtohen me respekt dhe mirënjohje përherë nga komuniteti i futbollit.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, s
hpreh ngushëllime Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës.



Read it all at Bota Sot