Koha po kalon dhe festa e futbollit po afrohet me hapa të mëdhenj.
Në fund të marsit, ndeshjet “play-off” në Stadiumin Kombëtar të Futbollit në Bratisllavë do të vendosin nëse kombëtarja e Sllovakisë do ta arrijë objektivin e madh, kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
Federata Sllovake e Futbollit ka nisur sot (11 shkurt 2026) fazën e radhës të shitjes online, duke filluar nga ora 11:00.
Janë hedhur në shitje pakot e biletave për gjysmëfinalen e “play-off”-it kundër Kosovës (26 mars 2026, ora 20:45), si dhe për ndeshjen kundër fituesit të çiftit Turqi – Rumani (31 mars 2026, ora 20:45). Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në NFSH në Bratisllavë. Biletat mund të blihen në faqen ‘vstupenkysfz.sk’.
Ashtu si në fazën e parë të shitjes, tifozët përfitojnë 10 për qind zbritje në shumën totale.
“Kemi nevojë për zërin e çdo tifozi. Lojtarët sllovakë duhet të ndiejnë në fushë se i gjithë kombi është pas tyre. Nëse kjo ndodh, dhe ne jemi të bindur për këtë, do të jetë një ndihmë dhe shtytje e madhe për ta në përpjekje për të arritur qëllimin - avancimin në finale të play-off-it.
Tribuna të mbushura me njerëz dhe një valë mbështetjeje nga çdo cep i stadiumit është ajo që të gjithë duam. Dhe vetëm ju, tifozët tanë besnikë, mund ta organizoni këtë”, tha Lukash Donoval, kreu i marketingut në Federatën e Futbollit të Sllovakisë.