Tottenham synon të emërojë trajner Xavi Hernandez

- Bota Sot

Tottenham synon të emërojë trajner Xavi Hernandez

Tottenham po shqyrton seriozisht emërimin e Xavi Hernandez si trajner të ri pas shkarkimit të Thomas Frank.

Klubi londinez po kalon një moment të vështirë në Premier League. “Spurs” ndodhen vetëm pesë pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Drejtuesit kërkojnë një reagim të menjëhershëm për të shmangur krizën.

Në krye të listës së dëshirave është emri i ish-trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili shihet si një projekt afatgjatë dhe jo vetëm zgjidhje emergjente.

Filozofia e tij bazohet në posedim topi dhe presion të organizuar. Ai preferon ndërtimin e lojës nga mbrojtja dhe disiplinë taktike.

Megjithatë, situata aktuale te Tottenham mbetet delikate. Skuadra po vuan nga rezultate negative dhe moral i ulët. Xavi do të duhej të sillte menjëherë stabilitet dhe rezultate.

Klubi është gati t’i ofrojë kontratë të majme dhe kompetenca sportive. Që nga largimi nga Barcelona, spanjolli ka refuzuar disa oferta. Ai ka theksuar se do të rikthehet vetëm për një projekt serioz.

Mbetet për t’u parë nëse Xavi do ta pranojë sfidën në Londër.



Read it all at Bota Sot