Skuka i jep fitoren Partizanit

- Bota Sot

Skuka i jep fitoren Partizanit

Partizani ka arritur një fitore 1-0 përballë Elbasanit në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Në “Elbasan Arena” u zhvillua një sfidë mjaft emocionuese, me të kuqtë që humbën raste të pastra në pjesën e parë, Human gaboi para portës. Në pjesën e dytë elbasanasit e rritën ritmin, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës, kjo dhe për merië të portierit Qirko.

Fundi i takimit rezultoi mjaft emocionues, me Partizanin që arriti të gjejë rrugën e rrjetës me anë të Skukës, i cili fitoi dhe ekzekuto saktë një 11-metërsh.

Nga ana tjetër, Kasa, i cili shkaktoi 11-metërshin, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë në minutat e mbetura. Me karton të kuq u ndëshkua dhe trajneri Gvozdenoviç për protesta.

Një fitore e rëndësishme për skuadrën e Partizanit në transfertë, që e bën më komode ndeshjen e kthimit në shtëpi në këtë kompeticion.



Read it all at Bota Sot