Wayne Rooney ka shprehur hapur irritimin e tij lidhur me vëmendjen që është krijuar rreth një tifozi të Manchester United, i cili ka vendosur të mos i presë flokët derisa skuadra të arrijë pesë fitore radhazi.
Ish-sulmuesi legjendar i “Djajve të Kuq”, duke folur në podcast-in ‘NoTippyTappyPod’, theksoi se fokusi duhet të jetë te loja dhe jo te rrjetet sociale apo gjestet sensacionale.
Në kohën kur Manchester United, nën drejtimin e Michael Carrick, po synonte fitoren e pestë radhazi, diskutimet online u përqendruan te flokët e tifozit Frank Ilet dhe jo te paraqitjet e skuadrës.
“Do ta dërgoja në anën tjetër të vendit, po ma heq trurin,”, u shpreh Rooney. “Po flasim për Carrick dhe United që po përpiqen të arrijnë fitoren e pestë radhazi dhe e gjithë biseda është se kur do t’i presë ky tipi flokët. Vë bast se ai do të ishte i dëshpëruar nëse United do ta fitonte ndeshjen e pestë, sepse papritur do të bëhej i parëndësishëm.”
Rooney, fitues i pesë titujve të Premier League dhe një Champions League gjatë 13 viteve në “Old Trafford”, theksoi se skuadra po ndërton diçka të veçantë dhe meriton më shumë vëmendje për rezultatet në fushë.
Megjithatë, Manchester United nuk arriti ta kompletonte serinë e fitoreve, pasi barazoi 1-1 ndaj West Ham-it. Goli i Sesko-s në fund shmangu humbjen, ndërsa Frank Ilet ende nuk i ka prerë flokët, pas më shumë se 420 ditësh pritjeje.