West Hami i ka dhënë një “goditje të qartë” personalitetit të rrjeteve sociale, “The United Strand”, pasi e pengoi fansin viral të shkonte për t’i prerë flokët falë barazimit 1-1 kundër Manchester United.
Përpara ndeshjes të martën në “London Stadium”, një nga temat më të diskutueshme ishte “The United Strand”, emri i vërtetë i të cilit është Frank Ilett.
Ilett, i cili ka ndërtuar një ndjekje të madhe në disa platforma sociale, kishte premtuar në 2024 se do të prisnin flokët vetëm pasi United të fitonte pesë ndeshje radhazi.
29-vjeçari kishte qenë shumë afër sfidës në tetor 2025, kur United regjistroi tre fitore radhazi nën Ruben Amorim.
Por pothuajse 500 ditë pas fillimit të sfidës, Ilett ishte vetëm një fitore larg vizitës te berberi, pas sukseseve në Premierligë ndaj Manchester City, Arsenal, Fulham dhe Tottenham.
Nëse United do të fitonte ndaj West Ham të martën, seria e fitoreve do të arrinte pesë, por skuadra e Michael Carrick arriti vetëm një barazim 1-1, duke lënë Ilett të trishtuar.
Në një moment, pothuajse 300,000 shikues ndoqën reagimin e fansit në platformën “Kick”.
Përgatitja për ndeshjen u dominua nga “The United Strand”, madje u përmend edhe gjatë transmetimit të “TNT Sports”, ku ish-sulmuesi i West Ham, Michail Antonio, foli për fansin pas ndeshjes:
“Janë pa humbje në pesë ndeshjet e fundit, mundën Arsenal, mundën Man City,” tha Antonio.
“Natyrisht që donin fitoren. Sidomos për atë djalin… nuk e mbaj mend emrin, por donte t’i pritej floku. Nuk po i pritet tani.”
Edhe Manchester City i dërgoi një mesazh “The United Strand” përmes llogarisë së tyre zyrtare në SHBA, duke postuar një foto të sulmuesit Erling Haaland me mbishkrimin: “Nuk ka asgjë të keqe në të rritur flokët.”
Tani, kundërshtarët e United, West Ham, kanë postuar një video në TikTok me mbishkrimin: “Cancel the appointment” (“Anulo vizitën te berberi”).