Manchester City pa mund të madh ka marrë tre pikë në kuadër të javës së 26-të të Premier League në futboll.
39 minutat ishin vendimtare për fitoren e vendasve me rezultat 3:0 ndaj Fulhamit.
Fulham ishte i dorëzuar qysh në pjesën e parë, ndërsa City në pjesën e dytë u paraqit me qetësi dhe ruajti këtë rezultat.
Golat i realizuan Semenyo (24), OReilly (30) e Haaland (39).
Manchester City është në vend të dytë me 53 pikë dhe Fulham është në të dhjetin me 34 sosh.