Skuadra e Zurich-ut ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3:0 ndaj Witherthurit, në takimin e javës së 24-të të Kampionatit të Zvicrës.
Futbollisti Bledian Krasniqi asistoi në golin ë dytë në minutën e 29-të.
Golat i realizuan Di Giusto (7), Keny (29’ e 90+8’).
Keny humbi penalltinë në minutën e 83-të.
Kapiteni Lindrit Kamberi e Bledian Krasniqi u paraqitën standardë për Zurich-un dhe Pajtim Kasami për Wintethurin.
Leandro Maksutaj u paraqit nga minuta e 46-të për Winthertur e të njëjtën minutë Kasami u ndëshkua me karton të verdhë.
Zurich është në vend të tetë me 28 pikë e Wintertur në fund me 14 sosh.