Katër persona kanë humbur jetën pas sulmeve ajrore të ushtrisë ruse.
Të cilat ishin të përqendruara kryesisht në rajonin e Dnipropetrovskit, në juglindje të Ukrainës.
Sipas guvernatorit të rajonit, Oleksandr Khandza, forcat ruse kanë shënjestruar tri komunitete afër Sinelnikovos, në lindje të qytetit të Dnipros.
Përveç viktimave, janë raportuar edhe të plagosur gjatë bombardimeve.