Ekipi i futbollit Mitrovica është përforcuar me lojtaren amerikane Ryann Fetty.
Futbollistja amerikane ka luajtur në ligën e dytë austriake.
“KFF Mitrovica mbyll afatin kalimtar të transferimeve me përforcimin e radhës, duke zyrtarizuar afrimin e lojtares amerikane Ryann Fetty, e cila së fundmi ishte pjesë e 2. Frauen-Bundesliga (liga e dytë e Austrisë) me klubin FC Pinzgau Saalfelden.
Me vetëm 10 ditë të mbetura deri në fillimin e kampionatit, klubi ynë është gati për një start të ri, me objektiva të qarta dhe ambicioze drejt mbrojtjes së titullit kampion”, njofton KFF Mitrovica.