Para se të luhet më 8 mars në fushë, derbi mes Milanit dhe Interit ka nisur tashmë në merkato.
Konkretisht për një mbrojtës që konsiderohet ndër më të mirët e Serie A.
Bëhet fjalë për Mario Gilan, qendërmbrojtësin e Lacios, kontrata e të cilit skadon në qershor 2027.
Spanjolli nuk ka ndërmend të rinovojë, ndaj një largim nga Roma në verë duket pothuajse i sigurt.
Pas transferimit të tij në Itali, tani Igli Tare do të dëshironte t’ia “dhuronte” Alegrit, i cili që në janar kërkonte një përforcim cilësor në prapavijë.