Federata Angleze e Futbollit ka konfirmuar rinovimin e kontratës me Thomas Tuchel, i cili do të vazhdojë si përzgjedhës i Anglisë deri në qershor të vitit 2028.
Trajneri gjerman ka shprehur kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit, duke theksuar ambicien për të udhëhequr “Tre luanët” drejt Kupës së Botës, shkruan Indeksonline
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që po e zgjas kohën time me Anglinë.
Nuk është sekret për askënd që kam shijuar çdo minutë pune me lojtarët dhe stafin.
Mezi pres t’i udhëheq drejt Kupës së Botës”, deklaroi Tuchel.