Agim Ademi takohet me Infantinon e Çeferinin para shortit të Ligës së Kombeve

- Bota Sot

Agim Ademi takohet me Infantinon e Çeferinin para shortit të Ligës së Kombeve

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron në Bruksel para hedhjes së shortit të Ligës së Kombeve.

Kreu i futbollit kosovar ndërkohë u takua me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, të cilët e uruan për mandatin e ri në krye të FFK-së.

Ademi i bëri dy postime në rrjetet sociale të takimeve që i pati në kryeqytetin belg me dy krerët më të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar.

Kosova do t’i mësojë sot kundërshtarët e edicionit të ri të Ligës së Kombeve, në shortin që do të hidhet nga ora 18:00.



Read it all at Bota Sot