Real Madrid i bashkuar,

- Bota Sot

Real Madrid i bashkuar,

Vite më parë, kur Kristiano Ronaldo ishte te Real Madridi, ai u pyet për unitetin idilik të dhomës së zhveshjes së Barcelonës dhe treshes MSN krahasuar me atë të Real Madridit. Dhe përgjigjja e tij ishte shumë e qartë sa edhe e pakëndshme:

“Kjo nuk do të thotë asgjë për mua. Nuk kam pse të ha darkë me Benzeman ose Beilin që vijnë në shtëpinë time për darkë.

Ato vakte të vogla jashtë, përqafime dhe puthje nuk kanë asnjë vlerë për mua.

Ajo që është e rëndësishme në fushë është ta bësh ekipin të fitojë”. Ka qënë kjopërgjigja e Kristianos disa vite më parë, por që tingellon shumë aktuale.

Kjo sepse atë që bënte Barcelona dikur e ka bërë Reali tani nën urdhërat e Arbeloas. Kundër dyshimit, unitet, kjo ishte parulla ose lejtomotivi i darkëssë të martës nga ekpi në një nga restorantet e Madridit. E gjithë skuadra e Real Madridit darkoi në mbrëmje, në një moment vendimtar të sezonit.

Në një foto të postuar nga Vinicius në Instagram së bashku me disa zemra, lojtarët e Real Madridit pozojnë duke buzëqeshur në atë që mund të konsiderohet një takim festiv, me pjesën e fundit të sezonit që po afrohet.

Imazhi tregon unitetin brenda grupit, pasi çdo anëtar i skuadrës mori pjesë në darkën, e cila u mbajt në klubinrestorantin modern ’61’ në rrugën José Abascal, e vendosur në qendër të fushës. Të 24 lojtarët pozuan për foton, përfshirë ata me lëndime afatgjata, si Militao, dhe ata që do të mungojnë për një kohë, si Jude Bellingham dhe Rodrygo.

Ishte një iniciativë e promovuar nga lojtarët, pasi imazhi tregon gjithashtu se askush nga stafi i trajnerëve nuk ishte i pranishëm. Vinicius ishte lojtari që e zbuloi tubimin në rrjetet e tij sociale. I zhytur në një det debatesh rreth performancës së ekipit dhe pas pothuajse një muaji me Arbeloan në stol (debutimi i tij ishte në eliminimin e Kupës së Mbretit kundër Albacetes), Real Madridi përballet me disa javë vendimtare për aspiratat e tij sportive.

E para nga këto sfida është playoff-i i Ligës së Kampionëve kundër Benfikës. Pas eleminimit të pësuar për të qënë direkt mes tetë më të mirave, të pësuar në Lisbonë, të bardhët, të cilët do të përballen përsëri me Murinjon, janë të detyruar të fitojnë për të dëbuar fantazmat e atij debakli evropian.



Read it all at Bota Sot