Pasuesi i mundshëm i Leon Goretzkas, Bajerni e ka tashmë një emër

- Bota Sot

Pasuesi i mundshëm i Leon Goretzkas, Bajerni e ka tashmë një emër

Noel Aseko po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në divizionin e dytë me Hanoverin, gjë që e ka bërë atë një nga objektivat më të kërkuar për transferim këtë verë.

Megjithatë, Bajerni thuhet se ka ndërmend ta nënshkruaj huazimin si pasues të Leon Goretzkas për sezonin e ri.

Bajerni është i vendosur t’i jap të riut një shans sezonin e ardhshëm. Noel Aseko aktualisht është i huazuar te Hanover 96, të cilët kanë një opsion blerjeje prej rreth një milioni eurosh.

Megjithatë, kampionët e Gjermanisë kanë siguruar një klauzolë rikthimi. Mendohet se është e sigurt që Hanover do të përdor opsionin e tyre. Sipas raportimeve, kjo më pas do ta detyroj Bajernin të bëjë një ofertë, duke paguar rreth 2.4 milionë euro te Hanover. Një marrëveshje që duket se i kënaq të gjitha palët e përfshira.



Read it all at Bota Sot