Atletico Madridi turpëron Barcelonën

- Bota Sot

Atletico Madridi turpëron Barcelonën

Atletico Madridi ka treguar lojë jashtëzakonisht të mirë në përballjen me Barcelonën, duke e turpëruar me rezultat 4:0 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit në futboll.

Pjesa e parë ishte katastrofale për Barcelonën, duke pësuar katër gola.

Garcia (6 - autogol), Griezmann (14), Lookman (33) e Alvarez (45+2) – shënuan për Atleticon.

Barcelona u përpoq në 45 minutat e dytë por pa sukses.

Mbrojtja e Atleticos si bunker ishte edhe qelës i kësaj fitore të thellë.

Futbollisti Garcia i Barcelonës u përjashtua me karton të kuq në minutën e 85-të.

Barcelonën e pret punë e madhe në sfidën e kthimit për të përmbysur këtë disfatë të thellë. 

Lideri i kampionatit spanjoll, nuk ishte në nivelin e duhur dhe nuk e ndihmoi as aktivizimi i Robert Lewandowskit në minutën e 37-të.



Read it all at Bota Sot