Kombëtarja e Kosovës është në grup të fortë në kuadër të Ligës B të Kombeve në futboll.
Kosova është në gripin me Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës.
Selektori i Izraelit Ran Ben Shimon shprehet se fokusi mbetet tek ekipi i tij: “Short sfidues me kombëtare të shkëlqyera.
Për mua, fokusi mbetet tek ekipi im dhe kualitetet që kemi.
Besoj fuqishëm në aftësinë tonë për ta arritur ‘Euro 2028’. Liga e Kombeve është një prej rrugëve për të arritur aty dhe do të bëjmë çdo gjë.
Pres nga vetja dhe lojtarët që në kampanjën e tretë së bashku të kemi sukses dhe të përmirësohemi aty ku ka nevojë”.