Declan Rice është shprehur optimist pavarësisht barazimit dëshpërues të Arsenalit mbrëmë me Brentfordin.
Pas kësaj rrëshqitjeje, City u është afruar në katër pikë në garën për Premier Ligë, por Rice nuk e sheh fort “tragjike” këtë gjë.
“Nëse nuk mund të fitosh një ndeshje, mos humb. Jemi ende katër pikë përpara në krye”, ka deklaruar Rice para ndeshjes.
“Dhe, e dini, puna është se duhet të vazhdojmë të shohim përpara. Kemi një tjetër ndeshje javën tjetër. Pra, po, pozitiv”.