Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, thotë se tetë herë fituesit e FA Cup nuk do ta marrin lehtë sfidën e sotme ndaj Hull City. përballja është e vlefshme për raundin e katërt të turneut, të cilën “blues” do ta luajnë jashtë fushe.
Rosenior, që dikur ka luajtur dhe drejtuar Hull, presin një sfidë të ashpër kundër ekipit që aktualisht ndodhet në vendin e katërt në Championship. Ai konfirmoi se synojnë ta përfundojnë sezonin me trofe.
“Është një ndeshje e vështirë dhe dua të bëjmë një paraqitje sa më mirë. Nuk e shoh ndryshe nga një ndeshje e Premier League ose një ndeshje e Champions League.
Do të shkojmë atje me një ekip që mendoj se do të jetë mjaftueshëm i mirë për ta fituar ndeshjen”, tha Rosenior.
Më tej, trajneri i Chelsea komentoi: “Dhe, dua ta marr këtë ndeshje shumë, shumë seriozisht.
Do të na duhet ta bëjmë sepse ata janë në formë të mirë dhe janë mësuar të fitojnë ndeshje për momentin”.