Vetëm FC Kosova Dusseldorf po bind me paraqitjet e saj

- Bota Sot

Vetëm FC Kosova Dusseldorf po bind me paraqitjet e saj

Nga tri skuadrat e Dusseldorf-it që garojnë në Landesliga (liga e gjashtë), vetëm njëra ka arritur dy fitore deri tani.

Kjo vjen kryesisht falë përforcimit më të suksesshëm të verës.

Ndërkohë, pesë afrimet e dimrit ende nuk kanë debutuar.

“Vetëm një ekip nga Dusseldorfi po sjell emocione në Landesliga.

Vetëm FC Kosova Dusseldorf po bind me paraqitjet e saj!

Ndërsa Turu 80 Düsseldorf e nisi keq pjesën e dytë të sezonit me dy humbje, edhe SG Unterrath nuk bëri më mirë, me një barazim dhe një humbje të thellë.

Krejt ndryshe paraqitet situata te FC Kosova.

Skuadra e drejtuar nga Ibo Cöl vazhdon me bilanc perfekt pas dy fitoreve 2:0 ndaj Turu dhe FC Remscheid, duke ruajtur vendin e katërt dhe duke mbetur pranë kreut të tabelës.

Kjo konfirmon atë që trajneri parashikoi para pushimeve dimërore, kur vendosi publikisht synimin e tij për tu ngjitur në kategori”, - shkruan media gjermane “Fupa”. “Djemtë po bëjnë shumë mirë punën e tyre.

Natyrisht, jemi shumë të kënaqur me fillimin e vitit,” përmblodhi 47-vjeçari.

Mbrojtje e pathyeshme

Cöl ka fjalë të mëdha për dy qendërmbrojtësit e tij, Besim Fazlija (22 vjeç) dhe Blerton Muharremi (27 vjeç). Dyshja ka dëshmuar së fundmi se formon një mur të pakalueshëm në mbrojtje.

“Është mbresëlënëse mënyra si pastrojnë gjithçka prapa,” thekson trajneri.

Zendeli shkëlqen me gola

Në sulm po bën diferencën Egzon Zendeli. 20-vjeçari, i ardhur nga Winterthur (Zvicër) para sezonit, shënoi nga një gol kundër Turu dhe Remscheid. Tashmë ai numëron 12 gola këtë sezon – statistikë shumë e fortë për një anësor.

Pa dyshim, Zendeli është aktualisht lojtari që bën diferencën në sulmin e Benrathit. “Kur është në formë të mirë, është i pandalshëm në këtë ligë,” thotë Cöl për talentin e tij.

Forma e tij po e lë disi në hije Fatlum Ahmeti, por sulmuesi 33-vjeçar po dëshmon vlerën në një mënyrë tjetër – si organizator loje. Ai inicioi golin e dytë si ndaj Turu ashtu edhe ndaj Remscheid.

Përforcimet presin rastin

Pesë afrimet e reja ende nuk kanë marrë minuta. Joshua Sumbunu (me pushime) dhe Mohamed Karma (në rikuperim) nuk kanë luajtur fare. E njëjta vlen edhe për Ike Ezunagu (i lënduar), si dhe për Lorik Haxhimusa dhe Ishaq Kahlil, të siguruar në momentet e fundit të afatit kalimtar.

Ndërsa Haxhimusa (19 vjeç) shihet si investim për të ardhmen, Kahlil – i ardhur nga Landesliga München – ka lënë përshtypje të mira në stërvitje. “Është lojtar i mirë dhe do të na ndihmojë të përparojmë,” tha Cöl.



Read it all at Bota Sot