Dayot Upamecano do të qëndrojë te Bayern Munihu.
Kjo pasi që francezi, ka vendosur të vazhdojë kontratën me klubin bavarez, duke i dhënë fund sagës së krijuar së fundi.
Kontrata e tij e re do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2030.
Upamecano, numëron deri më tani 180 paraqitje, ku ka fituar 3 tituj të Bundesliga si dhe 3 herë Superkupën gjermane.