Hansi Flik beson te përmbysja e madhe e Barcelonës.
Mbrëmë katalanasit u mposhtën me shifrat 0-4 nga Atletiko Madrid dhe në 3 mars luhet ndeshja e kthimit në Camp Nou, ku do të kërkohet mrekullia.
“Nuk luajtëm mirë dhe duhet të bëjmë shumë më mirë në ndeshjen e kthimit. Do të jetë e vështirë, por do të luftojmë”, tha gjermani.
Më pas, Flik foli për incidentin më të diskutueshëm të pjesës së dytë, duke mos e fshehur zhgënjimin e tij:
“Kërkova një shpjegim në lidhje me pozicionin jashtë loje. Nuk e di pse vendosën kështu, duhet ta pranojmë, por nuk pajtohem”, e mbylli prononcimin 60-vjeçari.