UEFA është gati të japë miratimin për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare për klubet izraelite që do të kualifikohen për në kompeticionet e ardhshme europiane në tokën e Izraelit.
Lajmi bëhet i ditur nga Ynet, që shpjegon se Federata Izraelite e Futbollit ka marrë një mesazh “optimist” në këtë sens nga UEFA, që ka kërkuar që klubet izraelite të jenë gati në verë.
Skuadrat izraelite dhe kombëtarja e Izraelit nuk zhvillojnë ndeshje zyrtare në vendin e tyre që pas sulmit të Hamas-it më 7 tetor 2023, që solli më pas luftën në Gaza.
Tani UEFA është shumë afër dhënies së “ok”-it për rikthimin në atdhe të skuadrave izraelite sa u takon kompeticioneve europiane.