Kyilian Mbappe qëndroi brenda për të dytën ditë radhazi dhe është në dyshim për ndeshjen kundër Real Sociedad.
Francezi ende po përjeton shqetësime në gjurin e majtë dhe po ndjek një plan specifik për të zgjidhur përfundimisht problemet, që e kanë munduar që nga fundi i vitit të kaluar.
Disponueshmëria e tij të shtunën do të varet nga progresi i tij në orët në vijim, por një vendim përfundimtar për pjesëmarrjen e tij nuk do të merret të premten, para ndeshjes.
Nuk ka asnjë rrezik me Mbapen, veçanërisht me ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Benfikës që është shumë afër. Raul Asencio gjithashtu humbi stërvitjen me shokët e tij të ekipit për shkak të gripit. Megjithatë, pjesëmarrja e tij kundër Real Sociedad nuk duket se është në rrezik. Qendërmbrojtësi është aktualisht një lojtar kyç për Álvaro Arbeloan, i cili mund ta lerë pushim atë për shkak të dëmtimit të kërcirit (ai po luan me një frakturë) dhe duke qenë se Rudiger është tani i disponueshëm.
Në fakt, duke qenë se Asensio është i pezulluar për ndeshjen kundër Benfiës, ka të ngjarë që Rudiger të kthehet në qendër të mbrojtjes kundër Real Sociedad për të marrë pak kohë loje përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve. Gjermani nuk ka luajtur që nga 8 janari për shkak të problemeve me gjurin, por tani është në dispozicion për Arbeloan pas një muaji mungesë.
Përpara ndeshjes së së shtunës kundër Real Sociedad , të gjithë sytë janë tek Karvahal.
“MARCA” ka raportuar tashmë se tensionet midis kapitenit dhe Arbeloas janë zbutur ndjeshëm pas bisedës së tyre të martën e kaluar, dhe shanset që mbrojtësi i krahut të marrë kohë loje kundër Real Sociedad po rriten.
Një rebus i vështirë për tu çmontuar ky, pasi edhe Trent kërkon të luajë, por edhe Himenez, qe javën e kaluar pati përfqësimin e parë me Realin ka mundësi të luajë aq më shumë që ka dhe përkrahjen e trajnerit.