Drita e Gjilanit, kampion në fuqi, është para sfidës së madhe sot (13.00) ndaj Drenicën së Skenderajt.
Drita kërkon tre pikë në luftë për titullin e kampionit e Drenica që të ikë sa më larg skuadrave të rrezikuara.
Drita është në vend të tretë me 32 pikë e Drenica në të tetin me 21 sosh.
Kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani tha: "Sa i përket ndeshjes së nesërme është një skuadër që duhet respektuar jashtë ndeshjes por brenda fushës duhet të luhet shumë agresiv, ka edhe futbollist mjaftë cilësorë por ne kemi objektivin tonë dhe duhet ta arrijmë duke besuar në grupin tonë të cilin e kemi, duke na motivuar edhe titulli jonë kampion.
Që në fillim të kampionatit unë kam pasur një takim me kryesinë e klubit dhe nuk e llogarisnim se a do jemi në fazën e grupeve të Konferencë Ligës dhe e patëm si opsion dytë Kupën e Kosovës sepse ishte ngarkesë.
Primare është kampionati dhe Europa. Ne jemi në rrugën e duhur për dy objektiva dhe duhet ta mbajmë ekipin të gatshëm edhe fizikisht edhe psiqikisht"
Ndeshja luhet në stadiumin ndihmës në Gjilan - Te Rrethi.