Yamal shkruan histori me Barcelonën

- Bota Sot

Yamal shkruan histori me Barcelonën

Talenti i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, vazhdon të konfirmohet si lider i vërtetë i skuadrës katalanase në LaLiga.

Në mungesë të disa titullarëve të rëndësishëm, ai mori përsipër përgjegjësinë dhe udhëhoqi ekipin drejt fitores 3-0 ndaj Mallorca-s, duke arritur statistika që deri më tani ishin të rezervuara për emra legjendarë si Lionel Messi dhe Kylian Mbappé.

Me golin e radhës, Yamal regjistroi pesë ndeshje radhazi me realizim, një arritje që Messi e kishte prekur për herë të parë vetëm në moshën 20-vjeçare.

Sulmuesi i ri e ka bërë këtë vetëm 18 vjeç. Deri tani këtë sezon ai ka grumbulluar 15 gola dhe 13 asistime, vetëm tre gola më pak se totali i sezonit të kaluar, ndërsa me fanellën ‘blaugrana’ ka arritur në kuotën e 40 golave në 137 paraqitje.

Në kampionat, Yamal ka shënuar 24 gola para se të mbushë 19 vjeç, duke vendosur një rekord absolut në pesë ligat kryesore europiane të shekullit XXI dhe duke lënë pas Mbappé-në, i cili ishte ndalur në 23 realizime.

Këto shifra marrin edhe më shumë peshë duke pasur parasysh se, pavarësisht problemeve me pubalgjinë në fillim të sezonit, ai ka luajtur 77 për qind të minutave të mundshme, një tregues i jashtëzakonshëm për një futbollist kaq të ri.

Trajneri Hansi Flick ka nisur të flasë për nevojën e menaxhimit të minutave të tij, por Yamal vazhdon të shfaqet i pangopur në fushë.

Megjithatë, sezoni i Barcelonës nuk ka qenë pa pengesa: disfata 4-0 në stadiumin ‘Metropolitano’ në gjysmëfinalen e parë të Copa del Rey mbetet një kujtesë e fortë për sfidat që e presin skuadrën. Edhe kështu, Yamal vazhdon të rrëzojë barriera dhe të shkruajë histori ndeshje pas ndeshjeje.



Read it all at Bota Sot