Lajm i hidhur, futbollistit të Ferizajt Mexhit Neziri i ka ndërruar jetë bashkëshortja.
Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e klubit.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së lojtarit tonë, Mexhit Neziri.
FC Ferizaj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Mexhitit, familjes dhe të afërmve.
Lutemi që e ndjera të prehet në paqe, ndërsa familjes i urojmë forcë dhe durim në këto momente të vështira”, thuhet në njoftimin e presidentit të klubit FC Ferizaj, Lulzim Abazi.