Besnik Krasniqi vendos fitoren e Dritës në minutën e 90+2

- Bota Sot

Besnik Krasniqi vendos fitoren e Dritës në minutën e 90+2

Drita e Gjilanit, kampion në fuqi, me vuajtje ka arritur tre pikë të mëdha në kuadër të javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Drenica e Skenderajt luajti mirë, meritoi të kthehet e pamposhtur, por minuta e fundit ishte fatale, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Drita.

Në minutën e 90+2, Besnik Krasniqi, nga afërsia shënoi me kokë për fitoren e madhe të Dritës.

Tre pikë që e ngritin në pozitën e dytë me 35 pikë, ka një më pak se lideri Ballkani (një ndeshje më pak). 

Drenica e Skenderajt është në pozitën e tetë me 21 pikë.



Read it all at Bota Sot