Ramiz Sadiku i Prishtinës ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 3:0 ndaj Prizrenit, në takimin e javës së 20-të të Ligës së Parë të Kosovës.
Sot ishte dita e futbollistit Muhamed Dubova i cili realizoi het-trik në fitoren e Ramiz Sadikut.
“Fitore me rezultat bindës 0:3 ndaj FC Prizrenit, në një paraqitje dominuese nga minuta e parë deri në fund.
Ylli i ndeshjes ishte pa dyshim Muhamed Dubova, i cili realizoi het-trik dhe udhëhoqi ekipin drejt kësaj fitoreje të rëndësishme”, shkruan në faqen e FC Ramiz Sadikut.
Skuadra e Ramiz Sadikut ngritet në vend të gjashtë me 37 pikë e Prizrenit gjendet në të 17-tin me 12 sosh.