Shkëndija e Tetovës në stilin e kampionit në Kavadar, duke i shkaktuar humbje të thellë Tikveshit me rezultat 4:1, në takimin e javës së 18-të të Kampionatit të Maqedonisë në futboll.
Skuadra shqiptare e dominoi përballjen dhe pa problem ka importuar pikë të plota.
Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e Stojkoskit në minutën e 24-të të ndeshjes.
Shkëndija këndellet në vazhdim të sfidës duke shënuar katër gola: Tamba (45+1), Meliqi (48), Zejnullai (66) e Ndzengue (78).
Shkëndija renditet në vend të dytë me 42 pikë, tre më pak se lideri Vardari. Tikveshi mban pozitën e shtatë me 21 pikë të grumbulluara.