Reprezentuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, po vazhdon shkëlqimin në elitën e futbollit gjerman.
Ylli nga Kosova realizoi sot golin e epërsisë për TSG 1899 Hoffenheim, duke shënuar në minutën e 46-të për rezultatin 1:0 ndaj SC Freiburg.
Me të nisur pjesa e dytë (46’), Asllani realizoi dhe ndezi atmosferën.
Nga minuta e parë në këtë përballje po paraqiten tre reprezentues të Kosovës: Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.