Vojvoda titullar, Fiorentina fiton në Como

- Bota Sot

Vojvoda titullar, Fiorentina fiton në Como

Fiorentina gradualisht po e merr veten në Serie A. 

Skuadra nga Firenca ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 2:1 ndaj Como-s.

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit titullar, duke u zëvendësuar në minutën e 72-të. 

Vojvoda me Como-n mbeten duarthatë në konak të tyre.

Për Fiorentinën shënuan Fagioli (26), Kean (54 - nga penalltia) dhe për Como-n Parisi  (77 autogol).

Trajneri i Fiorentinës, Vanoli, u përjashtua me karton të kuq në minutën e 70-të dhe futbollisti i Como-s, Morata në minutën e 89-të.

Fiorentina renditet në vend të 18-të me 21 pikë pas javës së 25-të në Serie A dhe Como është në të gjashtin me 41 pikë të mbledhura.



Read it all at Bota Sot