Bayerni i Munihut ka treguar fuqinë e kampionit në Bundesliga I në kuadër të javës së 22-të.
Bavarezët i shkaktuan humbje të thellë me rezultat 3:0 Werderit në Bremen.
Golat i realizuan futbollistët Harry Kane (22 e 25), Goretzka (70).
Bayerni udhëheq kreun me 57 pikë, 6 më shumë se Dortmundi në pozitën e dytë dhe Werderi është në vend të 16-të me 19 pikë të grumbulluara.