Sot u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Vora dhe Egnatia barazuan 1:1, ndërsa Teuta mposhti Bylisin me rezultatin 2-1.
“Çudia” në Superiore është që Teuta të kthehet në garë për “Final Four”.
Pas 10 javësh pa fitore, aktualisht numëron 5 pikë më pak se Dinamo, që do përballet nesër me Flamurtarin.
Bylisi si vend i parafundit vijon të mbetet pretendent për rënien.
Egnatia ndërkohë nuk përfitoi maksimumin. Me vetëm 1 pikë nga transferta e Vorës, “qan” mundësinë për të arritur kreun para supersfidës Vllaznia-Elbasani. Vora si vend i shtatë, është 5 pikë larg zonës “play out”.
Nesër do të luhet Vllaznia-Elbasani, Partizani-Tirana dhe Dinamo-Flamurtari.