Nasr shkëlqen me tre gola dhe rikthen Skënderbeun te fitorja

- Bota Sot

Nasr shkëlqen me tre gola dhe rikthen Skënderbeun te fitorja

Skënderbeu dhe Apolonia luajtën prej orës 16:30 ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Kategorinë e Parë. Skënderbeu fitoi në Korçë me rezultatin 3-2, falë tripletës së Saleh Nasr. 

Apolonisë nuk i mjafton dy golat e Sulos dhe Topit, që të dilte me pikë nga kjo transfertë.

Skënderbeu ndërkohë u kthye te fitorja, pas barazimit me Korabin.

Aktualisht mban kreun e tabelës me 3 pikë më tepër se Laçi ndjekës.

Apolonia rrezikon seriozisht mbijetesën. Kjo pasi mban vendin e nëntë, që të dërgon në “play out”.



Read it all at Bota Sot