Rreth 40 mijë tifozë në Turqi brohorasin për shqiptarin

- Bota Sot

Rreth 40 mijë tifozë në Turqi brohorasin për shqiptarin

Futbollisti shqiptar Ernest Muçi po kalon një sezon ëndrrash me Trabzonsporin. 

Sot për të ishte goli i 13-të në më pak se 90 ditë ku numëron edhe pesë asistime.

Shifra të frikshme për mesfushorin me tipare sulmuese. 

Ishte një supergol ndaj Fenerbahçes, për mënyrën si u shënua. Muçi mori një top të gjatë nga mesfusha e Trabzonsporit në minutën e gjashtë, ndërsa shtangu portierin Ederson me parabolën e tij.

Kështu edhe e zhbllokua takimin i vlefshëm për javën e 22-të të Superligës turke.

Rreth 40 mijë tifozë janë të pranishëm në stadium, duke qenë se asnjë biletë nuk ka mbetur pa u shitur.

Të gjithë filluan të brohorasin në kor për Ernest Muçin, ndërsa loja po rifillonte nga mesfusha.



Read it all at Bota Sot